Se skuadrat angleze nuk po kalojnë mirë në Evropë tash e shumë vite të fundit, e dëshmon edhe Tottenham që pësoi disfatë nga skuadra e tetë belge Gent, në ndeshjen e parë të 1/32 së finales në Europa League. Spurs humbën 1:0 pas golit që e shënoi Jeremy Perbet pas saktësisht një orë lojë. Ju kujtojmë se Tottenham është eliminuar nga Liga e Kampionëve, por si skuadra e tretë vazhdoi garat në Europa League, ndërsa për fund duhet thënë se ky rezultat nuk është asgjë pozitiv për Gent pasi dihet fare mirë sesi Tottenham luan në shtëpi.

Artikulli paraprak“Federbet” publikon skandalin e marrëveshjes Tirana-Kukësi
Artikulli tjetërFiorentina e kreu punën mirë në Gjermani