Wayne Rooney do të jetë në Washington të enjten për t’i kaluar testet mjekësore.
Menjëherë pas kësaj pritet që edhe zyrtarisht Rooney të bëhet pjesë e klubit DC United, skuadër kjo që ka shfaq interesim të madh për shërbimet e sulmuesit të famshëm anglez, përcjell Korneri.net
Transferimi i tij nga Everton në MLS, është punë e kryerm ndërsa detajet e kontratës së Rooney kanë ende për t’u përpunuar, po ashtu edhe marrëveshja e transferimit me klubin anglez Everton. Por fakti që ish kapiteni i Anglisë po viziton kryeqytetin e SHBA këtë javë për diskutime dhe teste mjekësore është një hap në drejtimin e duhur dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet deri në fundjavë. /Korneri.net