Një ngjarje e trishtë dhe e çuditshme njëkohësisht ndodhi në kampionatin hungarez.

Skuadra e njohur e këtij shteti Debreceni VSC, pas barazimit në shtëpi 1-1 me Paksi FC, edhe matematikisht ra nga elita e futbollit, dhe pikërisht në ato momente filloi kaosi i vërtetë, përcjell Korneri.net

Derisa futbollistët e Dereceni ranë të gjithë në tokë të zhgënjyer nga rezultati dhe fakti se do të luajnë në një rang më të ulët, dhjetra tifozë hynë në fushë duke i sulmuar lojtarët. Shumë prej tyre nuk shpëtuan pasi nuk e pritën që kjo do të ndodh, derisa më së keqi pësuan lëndime dy serbët, Luka Milutinovic dhe golashënuesi i vetëm Nikola Trujic.

Pas nderhyrjes së policisë gjërat u qetësuan, por ishte tepër vonë për lojtarët. /Korneri.net

Artikulli paraprakLewandowski për herë të pestë më i miri
Artikulli tjetërSuperliga e Kosovës sot me tri ndeshje, derbi në Skenderaj