E kemi shkruar që në start të këtij edicioni se do të jetë ndoshta mbrojtësi më i mirë në Evropë.

Fjala është për qendëmbrojtësin 22-vjeçar sllovak Milan Škriniar, i cili prej se kaloi nga Sampdoria te Inter, neroaxurët kanë njërën prej mbrojtjeve më të mira në Serie A, shkruan Korneri.net.

Dhe, për ta bërë si lajm të ditës u përkujdesën disa media spanjolle që e konsidrojnë sllovakun si njërin prej obkejtivëve të radhës për Barcelonën pasi skuadra e Valverdes ka nevoj për një lojtar si ai. Megjithatë, e shpejtë ka qenë përgjigja e vet lojtarit. “Jo, unë do të qëndroj te Inter dhe nuk mendoj për asnjë skuadër tjetër”, deklaroi Škriniar mendimin e të cilit e vulosi edhe menaxheri i tij që tha se nuk ka gjasa të largohet klienti i tij në Mezza. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 14-të, në Vala Superligë
Artikulli tjetërFellaini: Menaxheri dhe vëllau i tij në Stamboll për bisedime!