Grupi i tifozëve “Skifterat” nga Gjilani edhe zyrtarisht përmes një komunikate në rrjetet sociale kanë konfirmuar largimin nga grupi i tifozëve të Kosovës “Dardanët” pasi janë të pakënaqur me shumë gjëra rreth organizimit dhe mos përfilljes së drejt të tyre nga krerët e tifozëve të Përfaqësueses kosovare.

“NJOFTIM

Kryesia e Skifterave unanimisht ka vendosur si ne vijim :

– Te terhiqet nga tiffogrupi “Dardanet”.
– Te vazhdoj mbeshtetjen e fuqishme per Perfaqsuesen e Kosoves dhe Kombtares Shqiptare ne kuader te SKIFTERAVE.
– Te jete bartese e organizimit vetanak per paraqitjet ne takimet e se njejtave.

Arsyetim

Skifterat nuk qendrojne mbrapa pikepamjeve politike dhe nderhyrjes se politikes ne aktivitetet e tifozeve (rasti Kosovo is Kosovo).

SKIFTERAT nuk do te jene pjese e manovrimeve te personave dhe subjekteve te ndryshme me biletat e tifozeve tane ( 500 bileta gratis nga federata & 500 bileta me gjysem çmim 3.50 € ).

SKIFTERAT nuk jane te interesuar te jene pjese e nje mentaliteti te ulet tifozerik dhe urrejtje nxites.

Mbeshtetja per Kosoven do te realizohet me vetfinancim nga Skifterat pa ndonje interes te caktuar.

Ne konstatojme se Kosova meriton nje mbeshtetje te paster , te drejte dhe me fanatizem.

Ky vendim qendron ne fuqi deri ne nje vendim tjeter kur rrethanat dhe veprimtaria e perbashket e tifozeve te Kosoves te kete ndryshuar”, theksohet në komunikaten e ‘Sikfterave’.

Artikulli paraprak“Gjelat” nuk patën telashe në udhëtim
Artikulli tjetërKompany nuk është në planet e Guardiolas