Skënderbeu i tregon Kukësit se kush janë kampionët e vërtetë.

Korçarët arritën të mposhtin 2-1 skuadrën verilindore, ndërsa në fund të takimit ka plasur sherri mes lojtarëve të dy skuadrave.

Në minutën e 36’ Afrim Taku pas një depërtimi brenda zonës së Soue, i cili lë topin për Xhejms, dhe ky i fundit shërben Takun, i cili nuk fal përballë Koliçit.

Në minutën e 43’ barazon Sidrit Guri. Pas një harkimi të gjatë të Bakajt, Guri është harruar në zonën e korçarëve, dhe me kokë ka mposhtur Shehin.

Golin e fitores për korçarët e shënoi Xhejms i cili nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Artikulli paraprakMirel Josa flet për Feronikelin dhe stinorin vjeshtor
Artikulli tjetërE pabesueshme por i vërtetë ky lajm që po pushton botën!!!