Bajram Jashanica nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, pasi do ytë largohet gjatë merkatos së janarit. Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë futbollisti në një deklaratë për “SuperSport”, para ndeshjes së djeshme ndaj Dinamos së Kievit të cilën e ndoqi nga stoli për shkak të një dëmtimi.

“Është normale që të dua të luaj në një kampionat me të fortë dhe nuk kam pse e fsheh një gjë të tillë. Po negociohet për shitjen time në merkaton e janarit, por është shumë shpejt për të folur për emra. Por, besoj se skuadra ime e ardhshme do të jetë në kampionatin rus ose belg”, ka thënë qendërmbrojtësi.

Artikulli paraprakPanucci refuzon të luajë kundër Andorrës
Artikulli tjetërMerkato pa limit, Milani në janar transferon këtë super sulmues