Mesa duhet tifozët e klubit të Tiranës nuk e kanë kapërdirë vendimin e djeshëm të rënë dakord mes presidentit të klubit bardheblu Refik Halili, kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj dhe presidentit të klubit të Partizanit, Gaz Demi, që këta të fundit të zhvillojnë ndeshjet në shtëpi në stadiumin e Tiranës, “Selman Stërmasi”.

Ditën e sotme, ndërsa klubi i Tiranës ishte duke zhvilluar seancën stërvitore përpara ndeshjes përballë Teutës së Durrësit, tifozët kanë mësyrë në kompleksin “Skënder Halili”, duke u përleshur me lojtarët dhe stafin teknik. Lojtarët janë detyruar të futen në dhomat e zhveshjes pas këtyre incidenteve, por pasi futbollistët u rikthyen në fushë, tifozët u përleshën edhe me mesfushorin Gilman Lika. Në këto kushte, trajneri i Tiranës, Mirel Josa, ka vendosur të anulojë stërvitjen e ditës së sotme, ndërkohë që tifozët janë ende në fushë.

Artikulli paraprakPato befason të gjithë, negociata me klubin e ri
Artikulli tjetërRrënqethëse: Ky është spikeri më i çmendur në stadiumet botërore! Ja veçantia që e dallon nga të tjerët [VIDEO]