Prologu i pjesëmarrjes olimpike të kombëtares shqiptare në Rio De Zhaneiro 2016-të do të mbahet mend gjatë. Jo për ndonjë mrekulli nga tanët, por për episodet nga më të çuditshmet të dëgjuara ndonjëherë.

Nëse një ditë më parë ishte peshëngritësi Briken Calja që shpërtheu me akuza në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani dhe se do ta denonconte për shpifje dhe abuzime me fondet sipas tij, një tjetër precedent nga Fshati Olimpik i Rios u servir nga kuqezinjtë.

Por, kësaj here në kufijtë e një skandali. Edhe pse peshëngritësja Evagjeli Veli pati fatin e mirë të siguronte pjesëmarrjen në një Olimpiadë (historike për karrierën e saj sportive), pikërisht atëherë kur nuk duhej e ndjek fati i keq. Nuk do të ketë mundësi të parakalojë në ceremoninë e hapjes përkrah Luiza Gegës, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Caljes.

Arsyeja? Banale. Jo për faj të saj nuk arriti të pajiset në kohë me kostumin zyrtar të ceremonisë. Skandali është denoncuar dje në linjë telefonike për gazetën “Panorama Sport”, vetëm pak orë para hapjes nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

“Peshëngritësja Veli nuk do të jetë pjesë e delegacionit në ceremoninë e hapjes, pasi nuk ka mundur të pajiset në kohë me kostumin zyrtar, kjo një detyrë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me të ardhur ftesa nga Federata Botërore,

Artikulli paraprakRio 2016: Gjëra që si keni ditur për medaljet
Artikulli tjetërMourinho “thumbon” Ronaldon: Nuk dha asgjë në finale, gjestet e tij ishin..?