Pamje skandaloze po qarkullojnë në media, që tregojnë mjerimin e futbollit kosovar, shkruan Korneri.net.

Sot në Ligën e parë në kushte të jashtëzakonshme është zhvilluar ndeshja ndërmjet Rahovecit e Fushë Kosovës, e fituar nga musafirët 0-1.

Fusha në Rahovec ishte në gjendje katastrofike e mbuluar nga uji e balta. Për tu krijuar sadopak “kushte”, për lojë drejtuesit e skuadrave respektive kanë ndërmarë një aksion për të larguar me kove apo saksi të ndryshme ujin nga fusha. Përkundër largimit të një pjese të ujit futbollistët e të dy taboreve luftuan gjatë 90 minutave ndaj njëri tjetrit, por edhe baltës së madhe e cila i’a pamundësonte një ndeshje normale futbolli.

Këto pamje tregojnë se në çfarë shkalle është futbolli i Kosovës:

Artikulli paraprakRoma deklasoi Napolin në San Paolo, Juventusi buzeqeshet
Artikulli tjetërLajmi i fundit, De Biasi nuk bën dot pa Shqipërinë