Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” u inagurua në ndeshjen Shqipëri-Marok në fillim të shtatorit.
Por vetëm një muaj pas përfundimit të tij në stadium duhet të ndërrohet tapeti i fushës. Mesa duket spanjollët kanë pasur të drejtë për ankesat e tyre në lidhje me gjëndjen e keqe të fushës.
Dëmtimin më të madh tapeti e ka marrë në ndeshjen e parë për fazën kualifikuese për Botërorin kundër Maqedoninë. Ndeshja u luajt në dy ditë për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Gjithashtu edhe punimet e bëra nga kompania greke nuk kanë qenë të cilësisë së pritur, pasi në ndeshjen me Spanjën qartë shiheshin gropat e krijuara në fushë të mbushura me ujë.
Një datë nuk është dhënë për ndërrimin e tapetit, ndërsa Vllaznia pret përgjigjen nëse ato do të luajnë në këtë stadium ndeshet në ‘shtëpi’.