REFUZIMI I DYSHES, BUNJAKU – CELINA T’I BASHKOHEN KOSOVËS, SINJAL I KEQ

Përzgjedhësi duhet të jetë më autoritativ

“Refuzimi i dy futbollistëve, Albert Bunjaku dhe Bersant Celina, që të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë, ishte më shumë se një skandal, edhe pse nga ana e FFK-së u mundua të mbetet si rast i izoluar”, ka thënë Nexhmedin Bunjaku

Një skuadër që është në ndërtim, siç është Përfaqësuesja e Kosovës në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”, mund të përballet me lloj-lloj problemesh, sa i përket paraqitjes në fushë, por jo edhe nga aspekti organizativ. Refuzimi i grumbullimit në ekipin kombëtar të dyshes Albert Bunjaku e Bersant Celina, dëshmojnë qartë se Kosova po përballet me telashe të reja. Madje, edhe mosaktivizimi i Bernard Berishës me arsyetim se ishte i griposur, mbetet shumë në dyshim. Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht shtabi teknik i përfaqësueses, mungesat i cilësuan si të arsyeshme, por në realitet gjërat mund të jetë krejt ndryshe, pasi dukej qartë se Bunjaku e Celina ishin të pakënaqur me vendimin e trajnerit që në ndeshjen e fundit me Ukrainën u lanë në bankën rezervë. “Rasti i Celinës dhe Bunjakut, që nuk pranuan të vijnë në grumbullim, tregon qartë se aty ka probleme të brendshme dhe që nuk janë aq të thjeshta, siç po tentohet me iu “shit” publikut”, ka thënë futbollisti Taulant Dajaku. Se vërtet telashet e kanë kapluar Kosovën, tregon edhe ish- gjyqtari Nexhmedin Bunjaku, sipas të cilit FFK-ja po tregohet jotransparente me publikun dhe kjo dëshmon se aty gjërat nuk janë edhe aq mirë në realitet, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mostransparenca e rrezikshme për të ardhmen

“Refuzimi i dy futbollistëve që të jenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Kombëtares së Turqisë, Albert Bunjaku dhe Bersant Celina, ishte më shumë se një skan- dal, edhe pse nga ana e FFK-së mbeti si rast i izoluar. As FFK-ja, e as vetë përzgjedhësi nuk ishin transparentë rreth këtij rasti apo më mirë të themi të këtij skandali. Të dyja palët u munduan në mënyrë tejet cinike këtë skandal ta mbajnë të izoluar, duke e arsyetuar moskyçjen e këtyre dy futbollistëve, për Bunjakun shkak paraqitet lëndimi, kurse për Celinën si “probleme private””, ka thënë Bunjaku, sipas të cilit kjo mënyrë e komunikimit me opinionin, por edhe e udhëheqjes së Përfaqësueses është zhgënjyese. “Karshi këtij skandali si duket edhe me Bernard Berishën diçka nuk ishte në rregull, për t’u deklaruan që shkaku i temperaturës nuk do të paraqitet, por ai ishte në bankinë! Heshtja dhe mostransparenca e FFK-së ndaj këtyre dukurive brenda ekipit të Përfaqësueses, vë në dyshim organizimin e mirë të ekipit të Përfaqësueses dhe kësaj si duket po i prin vetë përzgjedhësi, por fajit për mostransparencë nuk mund t’i ikin as zyrtarët e FFK-së”, vlerësoi ish- gjyqtari kosovar.

Situata shqetësuese

“Prapaskenat dhe mosdeklarimi i zyrtarëve të FFK-së rreth këtyre skandaleve, ikja e përzgjedhësit prej kontakteve më medie, mosreflektimi nga ana e FFK-së rreth pozitës së përzgjedhësit dhe shtabit teknik për mossuksese, janë sinjale të qarta se Përfaqësuesja e Kosovës po futet në një situatë aspak të mirë dhe trajneri për këtë situatë duhet të largohen menjëherë”, ka thënë tejet i zhgënjyer Bunjaku, i cili në këtë situatë fajëson edhe disa analistë që i quan servilë të FFKsë. “Është i çuditshëm edhe reagimi i disa “analistëve” dhe gazetarëve servilë, sesi mundohen ta shtrembërojnë të vërtetën, duke i dalë në mbrojtje atyre që po ndikojnë në mossuksesin e Përfaqësueses së Kosovës, me çka edhe po shkaktojnë mjegull në opinion, e me këtë vetëm po dëshmojnë se janë mbrojtës të së keqes. Kritikat e arsyeshme, me dëshmi dhe fakte, duhet të vlerë- sohen pozitivisht dhe të mësohet nga to, e jo të vlerësohen si sulm ndaj atij që i janë drejtuar, sepse kështu do të jeni mbrojtës i së keqes, e këto më së shumti degradojnë futbollin”, përfundoi Bunjaku, me shpresë se në të ardhmen Kosova do të sjellë vetëm lajme të mira e assesi probleme të tilla, çfarë erdhën këtë herë nga Turqia./kosovasot/

Artikulli paraprakBuffon jep autografe edhe në mes të ndeshjes!
Artikulli tjetërBUNJAKI: DORËHIQEM PASI TA DËRGOJË KOSOVËN NË KAMPIONAT EVROPIAN