Sherri ndodhi pak para fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas golit të Iscos. Cristiano kishte festuar golin e Realit duke u bërë me shenjë tifozëve kundërshtarë që të mbyllnin gojën. Ky gjest nuk i pëlqeu sulmuesit të Atleticos, i cili përfitoi nga një ndalesë e lojës për t’ia vënë në dukje portugezit.

“Palaço” dhe “bir k…” ishin fjalët që Torres ia përsëriti disa herë Cristianos, ndërkohë që e shtynte me trup dhe madje e pengoi. Ndërkohë, Cristiano vetëm qeshte dhe iu përgjigj duke i thënë “ik në shtëpi, budalla”.

Ishte gjyqtari Çakir ai që i ndau dhe nuk lejoi që situata të dilte jashtë kontrollit.

Artikulli paraprakSpekulohet për Simeone, Spalletti dhe Conte, por ky trajner është favorit për stolin e Interit
Artikulli tjetërRaiola është duke punuar për transferimin e Lukaku te ky gjigant evropian