Shumë kohë më parë disa media evropiane patën shkruar se shumë futbollistë në Premier League po përdorin substanca të ndaluara (doping), por asnjëherë dhe askush në Angli nuk është marr seriozisht me këtë çështje shumë të ndijshme dhe aspak sportive.

Por, më në fund Daily Mail ka zbuluar lojtarin e radhës (e që sigurtë nuk është i vetmi). Fjala është për Saido Berahino tek të cili është gjetur një dozë e konsiderueshme e “recreational drug”, substancë me stimulues dhe efekteve narkotike.

Ish anëtari i WBA i cili u transferua te Stoke City për 12 milionë funte, pritet të dënohet nga FA, por mediat britanike raportojnë se ky dënim do të jetë jo më i gjatë se tetë javë, edhe pse një ngjarje si kjo do të duhej të ishte shumë më serioze dhe këtu të kyqen edhe njerëz nga UEFA dhe FIFA, pasi përmasat mund të jenë edhe më të mëdha pasi këtu nuk bëhet fjalë për një futbollist që ka marr substance të tilla, por edhe shumë të tjerë.

E njëjta ndodhi muaj më parë edhe me mbrojtësni e Liverpool, tash anëtari i Crystal Palace, Mamadou Sakho, dhe askush asgjë nuk tha që ishte e pakuptimtë.

Po të kishte ndodh një gjë e tillë në kampionatet tjera, sigurtë kjo çështje do të bëhej shumë më e madhe, andaj dënimet nuk duhet të jenë vetëm individuale si ky rast i Berahinos.

 

 

 

Artikulli paraprakLum ofertash, por klauzola është shumë e lartë! Benfica ka një tjetër ide për yllin e ekipit
Artikulli tjetërBayern shkakton ‘tërmet’, 100 mln euro për lojtarin që po ‘çmend’ Europën