M’Baye Niang, sulmuesi i Milanit kapërfunduar në qendër të një skandali seksual. Postimi më i fundit në “Twitter” i transeksuales Guendalina Rodriguez, me një tekst të parovokues, ka ngritur një stuhi të tmerrshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm: “Një herë e përgjithmonë, po, kam shkuar me Niang dhe ai është më shumë femër se unë”.

Postimi është fshirë më pas, por gjithsesi çështja ka bërë bujë në mediat italiane ku Niang u përfshi në mes të një cikloni, pas skandalit të denoncuar nga transi i VIP-ave. Deklaratat e atij që është konsideruar si “transi i VIP-ave” vijnë në vijim të atyre të deklaruara pak javë më parë në programin “La Zanzara”: “Jam njohur me këtë futbollist të Milan gjatë një darke në Milano. Ai u vetëofrua që të më shoqërojë në hotel, pa dyshuar se kishte përballë një trans. Unë e zbulova më pas që ai ishte futbollist i Milan, por emrin nuk do ta përmend, sepse nuk dua të rrezikoj ndonjë denoncim. Ai më tha: nëse del emri im, atëherë ka marrë fund. Ju them vetëm se është aktiv, shumë aktiv, me shumë dhunti, me ngjyrë, i ri dhe ngjason me Balotelli. Hera herës frekuentohemi”.

Postimi i transit: “Një herë e përgjithmonë, po, kam shkuar me Niang dhe ai është më shumë femër se unë”

Artikulli paraprakMourinho: Dëmtimi i Zlatan katastrofë për ne
Artikulli tjetër20 transferimet më të përfolura të 2016-tës