Trajneri i ekipit kenian të atletikës, Michael Rotich, rrezikon të përfundojë në burg, pasi akuzohet se para Lojërave Olimpike “Rio 2016” ka mashtruar në testin antidoping të një sportisti të atletikës keniane. Kur përfaqësuesit e WADA-s kanë mbërritur për të bërë testin antidoping të një atleti, ka qenë trajneri ai që ka bërë urinën në epruvetë dhe jo sportisti.

Ky mashtrim është kuptuar së fundi dhe trajneri rrezikon të përfundojë në burg. Rotich është përjashtuar disa ditë më parë nga delegacioni olimpik i Kenias dhe është rikthyer në atdhe, ku akuzohet edhe për korrupsion. Sipas mediave keniani, ai ka kërkuar 12 mijë dollarë për të dhënë informacione për kontrollin antidoping. Hetimet po shkojnë drejt fundit dhe trajneri rrezikon të përfundojë pas hekurave.

Artikulli paraprakMediat italiane: Hamsik telefonon Cavani-n, ja si përgjigjet “El Matador”
Artikulli tjetërSkandali/ Stafi i Kombëtares injoroi miqësoren e Shpresave në Itali