Edhe pse pak orë më parë klubi italian Milan u dëshiroi mirëseardhje spanjollit, Gerard Deulofeu, një marrëveshje për të e ka pëgenjështruar skuadra angleze e Everton, duke saktësuar se lojtari nuk do të largohet nga ekipi anglez, pasi klubi italian është duke refuzuar të paguajë 15 mln euro për të në fund të edicionit, aq sa kushton kartoni i tij.

Kuqezinjtë thanë se spanjolli do të ishte të dielën në Itali dhe do të firmoste kontratën 6 mujore në momentin që do të kalonte me sukses vizitat mjekësore.

Ai do të prezantohej ditën e hënë, 24 orë pasi Milan të kishe luajtur kundër Napoli, por Everton ka përgënjeshtruar gjithçka në mënyrë publike.

Ajax, Southampton, Crysal Palace dhe Wolfsburg ishin klubet e tjera që kishin shfaqur publikisht oferta për spanjollin.

Artikulli paraprakRilind Chapecoense! Këta janë 37 lojtarët që rikthejnë shpresën e humbur të tifozëve
Artikulli tjetërMaldini: Isha i lindur për Milanin, ja cilat klube angleze i kam refuzuar….