Klauzola në kontratën e Lionel Messit për t’u larguar nga Barcelona me 0 euro tashmë ka skaduar pasi ylli argjentinas as që e mendon lamtumirën nga Barça në këtë fazë të karrierës.

MundoDeportivo shkruan se 6-herë fituesi i Topit të Artë kërkon të qëndrojë edhe për disa vite te blaugranat dhe menaxherët e tij kanë nisur negociatat me klubin për rinovimin e kontratës aktuale që përfundon në verën e vitit 2021. Palë po diskutojnë për një marrëveshje të re deri në verën e vitit 2023, periudhë kur Lionel Messi do të ketë mbushur 36-vjeç.

Kapiteni i Barçës e ka nisur në mënyrën më të mirë La Ligas pas rikthimit të futbollit teksa në dy ndeshjet e para post Covid-19 ka realizuar dy gola pikërisht ndaj Mallorcas dhe Leganes.

/Supersport.al

Artikulli paraprakTimo Werner: Realizohet goditja e madhe e Chelsea
Artikulli tjetërMaradona dërgon mesazhe për Napolin e tij nga Argjentina, pas triumfit në Coppa Italia