Manchester United pritet të arrijë një tjetër rekord në të ardhurat për vitin e fundit financiar. Parashikimet janë për 560 deri në 570 milionë paund stërlina (mbi 660 milionë euro), dhe kjo pavarësisht se skuadra e Mourinhos nuk luan në Ligën e Kampionëve. Rritja vjen kryesisht nga shtimi i të ardhurave nga të drejtat televizive, pas marrëveshjes nga e cila përfiton e gjithë Premier Liga.

Jo vetëm kaq, por United do të vazhdojë të ketë fitime, duke pasur parasysh të ardhurat/shpenzimet, dhe flitet për një shifër nga 185 deri në 195 milionë paund stërlina. “Djajtë e kuq” kanë fituar gati 20 milionë euro nga Liga e Europës, ndërsa nëse do të kishin qenë në Champions, do të kishin fituar të paktën dyfishin.

United është shumë pranë gjigandëve spanjollë, si Barcelona apo Real i Madridit lidhur me të ardhurat vjetore. Katalanasit vjet ishin klubi me buxhetin më të madh, me 679 milionë euro.

Artikulli paraprakLajm i madh për “Rossonerët”
Artikulli tjetërInteri në kaos, por logon ia kopjojnë [FOTO]