Goli i mohuar i Jordi Alba-s në ndeshjen e së dielës mes Betis e Barcelonës nuk bëri gjë tjetër veçse shtoi polemikat dhe rihapi debatin për përdorimin e teknologjisë në futbollin spanjoll, gjë që mesa duket do të ndodhë.

Sipas “Cadena Cope”, në Spanjë, sezonin e ardhshëm do të nisë përdorimi i sistemit “Video Assistant Referee”. Klasa arbitrare tashmë është e ndërgjegjshme se episodet e kohëve të fundit kanë pasur efekt negativ dhe vendosi që të aplikojë moviolën në fushën e lojës duke kryer fillimisht testime në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Mësohet se Liga Spanjolle e ka një sistem të sajin të videoarbitrimit me një kosto prej 4 milionë eurosh, por që nuk është e homologuar nga FIFA. Ironia qëndron në faktin se kampionati spanjoll është i vetmi në Europë që nuk e aplikon teknologjinë në fushën e lojës.

/ Top Channel

Artikulli paraprakTop transferimet më të dështuara të merkatos së janarit në Premier League
Artikulli tjetërKukeli në formacionin e vitit, zhgënjim për Xhakën dhe Sadikun