Lajm i keq vjen nga bota e futbollit. Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson është shtruar me urgjencë në spital, ndërsa shkak për këtë është bërë një hemorragji cerebrale.

Klubi anglezë njofton se 76-vjeçari i është nënshtruar menjëherë operacionit.

“Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht”-thuhet në komunikatë.

Ferguson u largua nga roli i trajnerit tek Manchester United në vitin 2013. Ferguson ka drejtuar këtë klub për 26 vite radhazi, ndërsa ka fituar shumë trofe si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë.

Artikulli paraprakVIDEO/ Lewandowski gjest të turpshëm ndaj trajnerit! Ja çfarë bëri pas zëvendësimit
Artikulli tjetërJuventus prek titullin e shtatë rradhazi në Serie A