E përditshmja madriliene “Marca”ne ka zbuluar se Lionel Messi në korrik ka refuzuar vazhdimin e kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Mësohet se ylli  argjentinas ka marrë këtë vendim menjëherë pas bisedave me babain e tij dhe një person tjetër i cili nuk njihet për median.

“Vendimi i Messit për të mos rinovuar me Barcelonën është marrë gjatë javës së dytë të muajit korrik, ndërsa ishte duke u përpjekur për të shkëputur me pushime me gruan e tij, Antonellan dhe dy djemtë e tij në Ibiza. Pas një dileme të gjatë Leo Messi mori një vendim që mund të jetë i jashtëzakonshëm: Duke refuzuar në këtë mënyrë kontratën me Barcelonën e cila skadon në qershor të vitit 2018”, shkruan “Marca”.

Barcelona shpreson që Messi të pendohet për vendimin e tij ashtu sic bëri me Argjentinën

Artikulli paraprakCaveliers dhe Warriors vazhdojnë marrshin përpara
Artikulli tjetërBerisha rrezikon shumë!