Barazimi pa gola ndaj rivalit lokal Atl.Madrid, e ka distancuar kampioni aktual Real Madrid në 10 pikë nga lideri Barcelona.

Nëse marrim në bazë historinë e kampionatit aktualisht më të fortë në botë, atëherë duhet t’ia u japim një lajm të keq tifozëve të klubit mbretëror, pasi asnjëherë më herët nuk janë shkrirë këto pikë dallim, apo më saktë, kurrë nuk e ka fituar titullin skuadra që ka kaq pikë mbraopa të parit, shkruan Korneri.net.

Kthimin më të madh në kampionatin spanjoll e kishte bërë Barcelona, që arriti te titulli i kampionit në edicionin 1998/99, kur kishte 9 pikë më pak se Mallorca që kishte 28 pikë pas xhiros së 14-të, me Barcelonën që kishte vetëm 19, por blaugranët u rikthyen për ta fituar titullin.
Gjithsesi, në futboll shpresa nuk vdes kurrë, por forma aktuale e Real Madridit dhe pse jo edhe të Atletico Madridit, nuk janë të mira dhe rruga e tiullit për Barcelonën po del të jetë e lehtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakATP Final, Dimitrov triumfon ndaj Sock dhe kalon në finale me Goffin
Artikulli tjetërTifozët e Feyenoordit përkujtojnë djalin e portierit Brad Jones