180 milionë Euro për Cristiano Ronaldo. Kjo është shuma stratosferike që pritet t’i ofrohet Realit të Madridit për sulmuesin e tyre. Një lajm i tillë vjen nga e përditshmja sportive portugeze “A Bola”. Lajmi ka shkaktuar jo pak zhurmë në Madrid, për njeriun i cili këtë sezon e ka ndihmuar jo pak klubin “Los Blancos” në arritjen e objektivave sezonal. Por kush janë kandidatët që janë gati të bëjnë një cmenduri të tillë? Manchester United, skuadra ku ylli portugezi u bë i njohur për të gjithë botën, është një nga destinacionet që nuk mund të përjashtohet, sepse duhet marrë në konsideratë, deklaratat e vetë 32-vjecare ku në disa raste është shprehur se do ti pëlqente që ta mbyllte karrierën e tij në tek “Djajtë e Kuq”.

Është mëse normale që sulmuesi të jetë ëndrra e shumë skuadrave të mëdha. Ishte ai personi që vendosi finalen e Champions, një kampion i gjithanshëm si në nivel skuadre, por edhe me kombëtaren portugeze. Drejt fitimi të një tjetër “Topi të Artë” dhe nëse ndodh për CR7 ky do të ishte i pesti në karrierën e tij. Paris Saint Germain gjithashtu është pjesë e kësaj garë. Nurmi 1 i parizienve Naser AlKhelaifi është i gatshëm ti plotësojë cdo kërkesë Ronaldos. Në Kinë gjithashtu ka interes për sulmuesin./SS.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Lëndohet mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës
Artikulli tjetërYlli shqiptar i muzikës botërore në fotografi me Anthony Joshua [FOTO]