Para dy javësh e kemi bërë një artikull interesant rreth tretmanit, minutazhës dhe besimit që po i ipet kohëve të fundit mesfushorit kroat te Barcelona, Ivan Rakitic, i cili ndagal por sigurtë po lehet anash nga trajneri i tij Luis Enrique.

E kami shkruar se Rakitic e kishte lavdëruar tejmase Pep Guardiolan, dhe kjo tashmë po i kushton atij. Në ndeshjen e fundit kampionale në dërbin lokal me Espanyol, Rakitic nuk luajti fare duke mbetur në bankën rezervë, fakt ky që po e vret lojtarin pavarësisht se gjithmonë në rast se dikush e pyet sesi ndihet, ai përgjigjet që këty bosi është Enrique.

Pikërisht ky vendim i Enriques nuk ka qenë i rastësishëm pasi këto janë sinjalet e para të largimit të Rakitic nga Barcelona, pasi çuditërisht në pjesën e dytë përballë Espanyol ne rolin e mesfushorit luajti Marcherano duke e futur Umtiti më mbrapa, aty ku është roli i kroatit. Ndërsa, i pyetur nga gazetarët pse Enrique e ka lënë në bankë Rakiticin, përgjigja ishte e shkurtër, “ishte çështje tenike”.

Gjithmonë në futboll ndodh kështu…kur klubi dëshiron ta shet lojtarit dhe të mos bie shumë në sy tek tifozët, vendosin që lojarin t’i ipet minutazhë e reduktuar, pastaj ta mbajnë në bankën rezervë deri te momenti i shitjes, në mënyrë që procesi të shkoj gradualisht deri te realizimi final.

 

Artikulli paraprak“Bashkohen” ish-yjet e Besës së Pejës [FOTO]
Artikulli tjetërInter dhe Milan “përplasen” për yllin e ri italian