Kampionati gjerman ka përfunduar dhe një nga futbollistët shqiptarë që luajti në Bundesligë, ishte edhe Milot Rashica.
I marrë nga Vitesse, skuadra e Werderit kishte pritshmëri të larta për futbollistin shqiptar, megjithëse Rashica nuk arriti të gjente nivelin e tij gjatë këtij sezoni në Bundesligë. Në gjysmën e dytë të sezonit, mesfushori 21-vjeçar ka luajtur në 9 takime, ndërsa ka shënuar vetëm 1 herë.
Rashica është një nga futbollistët e thirruar nga ana e Kosovës për dy takimet miqësore, ndaj Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë. Klubi gjerman nëpërmjet faqes në ueb, ka bërë publike të gjithë emrat e futbollistëve që janë thirrur nga kombëtaret e tyre, por në këtë listë mungon ftesa e Kosovës për Milot Rashicën.