Ndeshjet e Kupës të zhvilluara dje na bën të kuptojmë që “Bomberat”, e stinorit vjeshtor në Superligë e Ligën e Parë, do të jenë makth i portierëve edhe gjatë pjesës së mbetur të edicionit, shkruan Korneri.net.

Genc Hamiti, Mirlind Daku në Superligë e Labinot Osmani në Ligën e parë e nisin nga ku e lanë misionin e shënimit të golave në vitin 2018.

Hamiti që ka 9 gola gjatë stinorit vjeshtor ku prinë me Dakun në listën e golashënuesve, ka arritur të shënoi plotë 4 herë në fitorën e skuadrës së tij 7-1, ndaj Arbërisë. Poashtu sulmuesi gjilanas i Llapit, pati paraqitje të mirë madje ai arriti të shënoi golin e parë nga penalltia në fitorën e rëdësishme ndaj Trepçës’89 me rezultat 2-0.

Vushtrria është me fat që ka në skuadër një lojtar të kalibrit të Labinot Osmani. Sulmuesi me përvojë mbetet padyshim më i miri në Ligën e parë. Gjatë vjeshtës Labi ishte më efikasi me 14 gola, kurse e vazhdoi avazin e vjetër në ndeshjet e Kupës, teska barazoi rezultatin ndaj Lirisë në qastet e fundit që i dha mundësi skuadrës së tij të kaloi në çerekfinale fal penalltive. Osmani ishte i saktë edhe nga pika e bardhë.

Me formën që po tregojnë këta futbollistë të jashtëzakonshëm sigurisht se do ta kenë fjalën kryesore edhe në Pranverë.

Artikulli paraprakInfantino: Nëse Buffon tërhiqet, e marr menjëherë në FIFA
Artikulli tjetërIshte gati për hapin e madh, ja sa do t’i mungojë Jashanica Skënderbeut!