Pas 8 vjetësh të kaluara te Atl.Madrid, German Burgos, po largohet nga Diego Simeone dhe Madridi këtë verë.
Bashkëpunëtori i parë i Simeones nuk arriti të pajtohej me menaxhmentin e klubit për një kontratë të re dhe do të jetë i lirë në verë. Mediat spanjolle tashmë deklarojnë se gjigandi argjentinas River Plate e dëshiron atë në stol. Burgos dhe Simeone mbërritën në Atletico së bashku më 2011 dhe patën një bashkëpunim të suksesshëm, përcjell Korneri.net
Burgos është i njohur për temperamentin e tij. Kështu, në vitin 1999, duke qenë portier i Mallorca për shkak të nokautit të Manuel Serrano të Espanyol, ai u pezullua me 11 ndeshje, dhe si asistent i Simeone ai sulmoi gjyqtarët, goditi shuplakë Carlo Ancelottin, dhe e sulmoj Jose Mourinhon duke e kërcënuar se do t’ia këpusë kokën …

Burgos, me nofkën “Monkey”, do të zëvendësohet nga ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Interit, Nelson Vivas (50). Kyi fundit ishte asistent i Simeones në Estudiantes, River Plate dhe San Lorenzo, por nuk e shoqëroi atë në Evropë sepse donte të provonte zehen e trajnerit i vetmuar duke drejtuar klubet si: Quilmes, Estudiantes dhe Defensa y Justicia. /Korneri.net