Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kampionale përballë Las Palmas në Vicente Calderon.
Strategu argjentinas u zë në një pozicion të vështirë kur u pyet nga gazetarët për fjalët që i kishte thënë djali i tij Giovani se shumë shpejt baba ii tij do të drejtojë Interin, por Simeone nuk u përgjigj direkt në këtë pyetje.
“Kam kontratë dhe përqëndrimi im është vetëm ta shoh skuadër mirë. Jetoj nga ndeshja në ndeshje tash e pesë vite. Nuk dua të ndryshoj asgjë edhe pse kam thënë se do të doja të hyjë në një stadium të ri” tha Simeone i cili nuk është fshehtësi se një ditë do të drejtoj Interin sepse këtë e kishte deklaruar vet para disa muajsh.
Atletico Madrid nuk po kalon edhe momente shumë të mira sivjet e sidomos pas disfatës më të thëllë të Simeones si trajner i madrilienëve 3:0 nga Villarreal, dhe po mundohet ta harroj sa më shpejtë posaqërisht nëse e mposht të shtunën Las Palmasin në shtëpi.