Lyon ka konfirmuar se po negocion me Atletico Madrid në lidhje me shitjen e sulmuesit Mousse Dembele, i cili është ndjekur nga gjysma e Evropës për një vit.

Atletico ka nevojë për një zëvendësim për Diego Costa, i cili u largua nga klubi muajin e kaluar, dhe Simeone pëlqen idenë e një partneriteti midis Dembele dhe Suarez në sulm, përcjell Korneri.net

Nuk dihet se sa klubi francez po kërkon, por spekulohet që shuma e transferimit të jetë mbi 30 milionë euro. Madrilienët janë të gatshëm të ofrojnë këtë shumë parash vetëm ta kenë super sulmuesin, mirëpo problem më i madh është se a do të hyjë Lyon në negociata që ta shet lojtarin në këtë afat kalimtar dimëoror, apo gjatë verës së vjen. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjithçka ndodhi në mënyrë sekrete, pronari i Man.City blen trofeun e…
Artikulli tjetërLingard te Inter?