Trajneri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone, dukët që e ka përjetuar shumë keq eliminimin nga Champions League qysh në fazën e grupeve, duke pasur edhe një porosi për tifozët e skuadrës, shkruan “Korneri.net”.

“Ishim në një grup të vështirë dhe kur ke ndeshje me skuadra të forta duhet të jesh 200% i koncentruar sepse në fund mund të të kushtojë një detaj i vogël për tu eliminuar. Do të jetë e vështirë për tifozët tanë të na shohin në një garë tjetër, por i ftoj të na mbeshtesin pas që nga sot trofeu i Europa League është synimi i skuadrës time”, tha Simeone pas ndeshjes./Korneri.net.

Artikulli paraprakBashkimi shënoi edhe fitoren e dytë në Ballkan League
Artikulli tjetërTop 5 lajmet e ditës në “Korneri”