Diego Simeone nuk është ende gati të kthehet tek Interi dhe refuzon ofertën zikaltër, edhe pse jo përfundimisht.

Trajneri argjentinas, sipas Marca-s, ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tek Atletico, pavarësisht se oferta e Interit ishte shumë joshëse, si në aspektin financiar, ashtu edhe për mundësinë e ndërtimit të skuadrës sipas dëshirës, me cek të bardhë.

Marca raporton se “Cholo” është takuar javën e shkuar me drejtorin sportiv të Interit, Piero Auzilion, ka dëgjuar projektin e Interit, por në fund ka bërë të ditur se synimi i tij është të mbyllë kontratën aktuale me Atleticon.

Sezonin e ardhshëm, që është edhe i fundit për Simeonen, Atletico do të transferohet në stadiumin e ri, “Wanda Metropolitano”.

Artikulli paraprakE konfirmon Infantino: Botërori i Rusisë, i pari që i’a bën sefte teknologjisë
Artikulli tjetërLajmi i fundit/Menaxheri i Elseid Hysajt: Kjo është skuadra e sezonit të ardhshëm për futbollistin shkodran