Atletico Madrid nuk arriti të plasohet në finale të Copa del Rey. Pas humbjes në shtëpi 1:2 nga Barcelona, skuadra e Diego Simeones zhvilloi ndeshje fenomenale në atë të kthimit ën Camp Nou, por nuk mjaftoi barazimi 1:1.

Ishte ndeshje me tre kartona të kuq, dy për Barcelonën dhe një për Atl.Madrid, kurse Kevin Gameiro e humbi penalltinë.

Megjithatë, atë që e ka shënuar ndeshjen është goli i anluluar i Antoine Griezmann në minutëne  59. për shkak të pozicionit jashtë loje, por offside aty nuk kishte. Barcelona ishte në epërsi dhe ky gol ka mundur të dërgonte ndeshjen në vazhdime.

“Jam krenar me skuadrën, kemi treguar zemër, dhe luajtën shumë mirë. E kemi lëshuar fushën me kokë të lartë. Gjyqtari? Të gjitha i keni parë. Çfarë mund të thuhet këtu, jami njerëz normal, do të flitet për këtë. Ndeshja ishte fenomenale, ky është futbolli spanjoll. Do të doja të luanim keq, dhe të kalonim në finale”, ka deklaruar trajneri i Atl.Madrid Diego Simeone pas ndeshjes.

 

 

Artikulli paraprakGolashënuesit më të mirë në Evropë, prinë Aubameyang
Artikulli tjetërZyrtare: Kampionët në fuqi të Premier League marrin vendimin për Claudio Ranieri