Trajneri argjentinas i Atletico Madrid, Diego Simeone, pasi i ka dhënë mundësinë futbollistit shqiptar që të debutojë me ekipin e parë të Atleticos, kërkon ta monitorojë nga afër Keidi Baren, dhe për këtë arsye e ka zgjedhur që ta marrë me vete në fazën përgatitore që Atletico do të zhvillojë për sezonin e ri.
Sipas listës së publikuar në Spanjë, Atletico do të fillojë përgatitjet të enjten në mëngjes me 20 lojtarë të cilët do të vihen nën urdhrat e Simeones. Mes tyre është edhe emri i Bares, i cili është përzgjedhur për të treguar se e meriton më shumë një vend në skuadër sesa futbollistët të cilët janë kthyer nga huazimi apo lojtarë të tjerë nga akademia./Korneri.net.