Gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Santiago Bernabeu, Real-Madrid-Atl.Madrid, ka ndodh një bisedë shumë interesante në mes trajnerit të Atl.Madrid Diego Simeone dhe sulmuesit të Reali Alvaro Morata, shkruan Korneri.net.

Strategu argjentinas në një moment kur Morata bëhej gati për tu inkuadruar në lojë e shfrytëzoi rastin duke i thënë vetëm atij “Eja tek unë në Atletico”, bisedë të cilën e zbuluan mediat spanjolle pak dit më vonë. Morata sipas të gjitha gjasave në fund të edicionit do të largohet nga Reali, por ardhmëria e tij pritet të jetë Premier League dhe Chelsea, nëse nuk ndodh ndonjë befasi. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventus po shkel gjithçka para vetës, kurse dikush e quan skuadër “humbëse”
Artikulli tjetërRamos i shpëtoi dënimit “ndoshta” të merituar