Atletico Madrid sonte luan ndeshjen e kthimit në King Power Stadium, për ta ruajtur epërsinë prej 1:0 nga ndeshja e parë, dhe për të kërkuar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Nga 31 skuadra deri më tani që në këtë garë kanë shënuar fitore 1:0 në ndeshjen e parë, 21 prej tyre kanë depërtuar tutje, shkruan Korneri.net.
Nga ana tjetër Leicesr i ka fituar të gjitha katër ndeshjet në shtëpi, por është skuadra me më së paku gola të shënuar sivjet, vetëm 9.

Trajneri i Atl.Madrid, Diego Simeone nuk po lodhet shumë për këtë duel dhe me një optimizëm të lartë e ka komentuar gjatë konferencës për shtyp, përcjell Korneri.net.
“Nuk e nënvlersojmë Leicester City pasi është skuadër mjaftë e mirë dhe janë shumë afër formës që kishin edicionin e kaluar. Nuk do të jetë e lehtë kuptohet, porn ë kemi udhëtuar të fitojmë ta luajmë ndeshjen tonë dhe jo t’i nënshtrohemi lojës së tyre.
Kam në skuadër lojtarin si Antoine Griezmann të cilin është e pamundur ta ndalin. Kanë tentuar të gjithë, dhe të gjithë dështuan. Nëse i qëndron afër gjithsesi do të ikë dy-tri herë, por nëse i qëndron larg atëherë pason gjuajtja e saktë nga distance”, ka thënë argjentinasi.

Nga ana tjetër trajneri Craig Shakespeare ka dhënë deklaratë interesante para duelit të sontëm, përcjell Korneri.net.
“Do të duhet të rrahemi me ta. Është skuadër vrapuese dhe e fortë në duele. Do të na duhet pak mentalitet rruge, ndërsa në shtëpi jemi shumë të fortë.
Ne duhet të kënaqemi me momentin që po e kalojmë. Disa nga ne ndoshta nuk do të luajmë më kurrë në Ligën e Kampionëve. Një vit të tërë po dëgjojmë se do të shpërthejmë nga presioni, dhe të gjithë e dini si ka përfunduar edicioni i kaluar. Në Ligën e Kampionëve jemi ende këtu. Kjo skuadër ka shpirtë ekipor dhe mesiguri se nuk do të dorëzohemi lehtë”, ka thënë australiani.

Artikulli paraprakStatistikat dhe tradita në Bernabeu, zbehin gjasat e Bayern Munchen
Artikulli tjetërPersonit të sigurimit të Tottenham, i futet edhe bomba brenda!