Nëse viti 2021 nuk nisi mirë për Milanin, së paku sot vijnë dy lajme positive.

Sipas shumë ekspertëve të futbollit evropian, njëri prej mbrojtësve për të talentuar në Evropë, Mohamed Simakan i skuadrës Strasbourg, është shumë afër transferimit te Milan, pasi sipas lajmeve të fundit atë e ndan nga realizimi i ëndrrës vetëm 1 milion euro në mes ofertës dhe kërkesës, përcjell Korneri.net

Francezi 20-vjeçar po kërkohet me ngulm nga Leipzig dhe së fundmi edhe nga Liverpool, por ai është kategorikë t’i bashkohet armatës së Stefano Piolit gjatë afatit dimëror, andaj po pritet që më së largu në fillim të javës së ardhshme të mbyllet marrëveshja.

Kjo nukë shtë e tëra, sepse Milan është në bisedime me sulmuesin fantastic Italian Andrea Belloti, i cili është në vitin e fundit të kontratës.  Belotti nuk është aspak kundër që të vesh fanellën kuq e zi, pasi verën e ardhshme qëndroi apo jo Zlatan Ibrahimovic, italiani pritet të jetë sulmuesi kryesor i gjigantit evropian. deri tash Belotti gjatë këtij edicioni në Serie A ka shënuar 9 gola, 5 më pak se Cristiano Ronaldo. /Korneri.net

Artikulli paraprakPochettino dëshiron ta sjellë yllin e Man.City në PSG. Ai gjithashtu është i interesuar për mbrojtësin e Barcelonës
Artikulli tjetërNdeshjet e mbrëmshme në NBA sollën befasi