Negociatat për transferimin e mbrojtësit 20-vjeçar Mohamed Simakan nga Strasburgu te Milani, rrezikojnë të shtyhen për në verë, ose të ndërpriten fare dhe kjo për shkak të një lëndimi të 20-vjeçarit.

Sipas mediave franceze, Simakan u lëndua dhe la para kohe ndeshjen ndaj Lens, ndërsa vizitat mjekësore konfirmuan se do t’i duhet një pushim dy mujor.

Por, me Gabbian e lënduar dhe Duarten e huazuar te Basaksehir, Milani ka nevojë urgjente për të afruar një mbrojtës që të mund të luajë menjëherë dhe nuk e ka luksin të presë riaftësimin e Simakan.

Pikërisht për këtë arsye Maldini ka filluar të marrë në konsideratë alternativa të tjera si mbrojtësi Tomorri i Chelseat dhe Ozan Kabak i Schalke 04, të dy të rinj dhe të gatshëm për të luajtur menjëherë.

Kujtojmë që drejtuesit e Milanit ndjekin Simakan që prej verës së kaluar, por nuk ia kishin dalë të bindnin francezët e Strasburgut për të ulur çmimin në 15 milionë euro, plus dy të tjera në formë bonusi.

/Supersport.al

Artikulli paraprakAzeri Girl And Child Killed By Armenian Forces Close To Nagorno
Artikulli tjetërLush Casino