E ardhmja e Thiago Silva është te Chelsea.
Mbrojtësi brazilian iu nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme mjekësore në Itali përpara nënshkrimit të marrëveshjes që do ta çojë atë të bëhet një mbrojtës i ri i Blues për dy vitet e ardhshme, përcjell Korneri.net
Paraqitjet e tij te PSG sidomos gjatë ndeshjeve në Champions League, bëri që Chelsea t’i ofrojë një pagë prej 10 milionë euro në stinor, kjo edhe për faktin se braziliani ishte lojtar i lirë. Për Silvan do të jetë kampionati i tretë evropian në karrierë pas atij italian dhe francez. /Korneri.net