Edhe pse u mor vendimi që ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit të luhej në “Elbasan Arena”, sërish frika për sigurinë e kombëtares izraelite në vendin tonë vazhdon të jetë e lartë.

Mediat izraelite shkruajnë se ndeshja Shqipëri-Izrael mund të mos zhvillohet ditën e shtunë, por në një datë tjetër në vitin 2017.

Vendimi për zhvillimin apo shtyrjen e ndeshjes do të merret sot nga dy federatat, ajo shqiptare dhe izraelite në bashkëpunim me FIFA-n.

Ndërkohë, FIFA zakonisht nuk shtyn ndeshje, përveç rasteve ku ka situatë ekstreme dhe izraelitët mendojnë se kjo është një e tillë, sidomos pas arrestimit të katër shtetasve shqiptarë të cilët dyshohet se po planifikonin sulme terroriste gjatë aktivitetit.

Artikulli paraprakIbra nuk ndalet: Hiqni Kullën Eifel, vini statujën time!
Artikulli tjetërA po i demotivon Bunjaki lojtarët e Kosovës, ja çka iu ka thënë sot në mëngjes