Skuadra më e madhe në vendin tonë Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e parë në FIBA Europe Cup pasi sonte në kryeqytet mposhti skuadrës ruse Enisey me rezultat 87:80, por edhe pse fituan bardhekaltërit janë eliminuar si skuadra e fundit e grupit H.

Periudha e parë i takoi mysafirëve që fituan me rezultat 20:28, ndërsa tri periudhat i takuan “Plisave”. Çereku i dytë u mbyll me rezultat 20:17, ndërsa i treti me 20:18 në favor të Prishtinës. Periudha e fundit ishte vendimtare për kthimin e Prishtinës. Kampioni i Kosovës fitoi me rezultat 26:17 për fitoren e parë, por që ishte e parëndësishme.

Në tabelën e Grupit H, Prishtina mbetet në kuotën e shtatë pikëve. Demir Insaat dhe Enisey mbyllin këtë fazë me nga dhjetë pikë, ndërsa Rilski Sportist ka nëntë.

Koshashënuesit më të mirë te Prishtina ishin Lawrence me 24 pikë dhe Rhett 15, kurse te skuadra ruse u dalluan Pichkurin me 19 dhe Trushkin me 16 pikë të realizuara.

Artikulli paraprakSkuadra e vogël ruse “shokon” gjigantin evropian
Artikulli tjetërMessi 100 gola