Sigal Prishtina e ka humbur ndeshjen e sontme ndaj Belfius Mons me rezultat 69:75, duke bërë kështu një hap falco drejt raundit tjetër të Euro Cup, shkruan “Korneri.net”.

Në fakt, basketbollistët e Sigal Prishtinës ishin mjaftë të mirë deri në çerekun e fundin, por dhjetëminutëshi vendimtar i ndeshjes u takoi musafirëve, duke treguar vendosëshmëri për ta ta fituar këtë ndeshje.

Edhe pse pësoi disfatë, Sigal Prishtina akoma ka shpresa që do të kalojë tutje, nëqoftëse arrin fitore në ndeshjen e radhës ndaj skuadrës turke Buyukcekmece.

Dy periudhat e para ishin në favor të vendasve, 24:21 dhe 18:16, por vendimtare ishte periudha e tretë dhe e katërt në të cilat belgët fituan bindshëm 19:22 dhe 8:16.

Më i dalluari te Prishtina ishte Dardan Berisha me 31 pikë të shënuara.

Në tabelën e këtij grupi, Prishtina tash është e dyta me 8 pikë pas pesë ndeshjeve. Po aq pikë në pozitën e parë ka Belfius Mons-Hainaut me një takim më pak të zhvilluar. I treti është Demir Insaat me tri ndeshje e me pesë pikë të fituara. I fundit është Khimik me katër pikë pas katër ndeshjeve./Korneri.net.

Artikulli paraprakShpend Ahmeti midis shikuesëve për ta përkrahur Sigal Prishtinën
Artikulli tjetërPortier – mbrojtës, ky mund të jetë shkëmbimi më i çuditshëm i dekadës