Sigal Proshtina i zhvilloi përgatitjet e fundit para se të niset në Prizren të dielën pasdite për ta zhvilluan ndeshjen e parë derbi të stinorit të ri në Superligën e basketbollit kosovar kundër Bahskimit.

Kaltër e bardhët nën udhëheqjen e ish trajnerit të Bashkimit,  Petar Mijovic zhvilluan seancë të rregullt stërvitore duke ushtruar akcione të ndryshme, kurse u vërejtë mungesa e Drilon Hajrizit i cili ende ka mbetur në “ajër” se a do të luajë apo jo për Prishtinën pas marrëveshjes së arritur javë më parë.

Për momentin ai nuk po ishtron me bashkëlojtarë, por edhe në mungesë të tij prishtinasit do të udhëtojnë drejtë Prizrenit për të shënuar fitoren e parë sezonale, edhe pse Bashkimi poashtu është përforcuar mjaftë mirë muajve të fundit.

Ndeshja në Prizren fillon të dielën në ora 18.00.

Artikulli paraprakNBA preseason: Denver dhe Portland në formë
Artikulli tjetërGjermanët vazhdojnë marrshin, Lewandowski shënoi hat-trick