Sigal Prishtina e nisi me humbje vitin e ri 2017, në kuadër të Ligës Ballkanike pasi  u mposht nga skuadra bullgare Beroe me rezultat 94:86.

Klubi më i madh kosovar për momentin është pa trajner dhe në këtë ndeshje u drejtua nga Andin Rashica, andaj në fund nuk  ia doli të fitonte duelin shumë të rëndësishëm për kualifikim tutje pasi kjo ishte humbja e pestë nga shtatë ndeshje.

Loja ishte e fortë dhe pothuajse e barabartë edhe pse kaltër e bardhët shkuan në pushim me -12 pikë, mirëpo ishte periudha e tretë gati vendimtare për rikthim të rezultatit dhe kështu vendasit  hynë me vetëm dy pikë më pak në 10 minutat e fundit të cilët poashtu ishin dramatik dhe interesant sepse prishtinasit kishin epërsinë prej 5 pikëve të cilën e lëshuan në 90 sekondat e fundit kur rezultati u barazua në 78:78, e më pas mysafirët shënuan edhe nga gjuajtjet e lira përmes Jones.

Por, Hinds me një trepikësh e kaloi sërish Prishtinën në epërsi e cila qëndroi pak sekonda atëherë kur mysafirët shërish barazojnë në njërën nga dy gjuajtjet e lira, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime pas rezultatit final 81:81.

Në vazhdime më të suksesshëm ishin basketbollistët e Prishtinës që mbyllin me sukses dhe atë shumë të vështirë duelin me rivalët bullgar.

Lideri i Sigal Prishtinës ishte Jabarie Hinds me 24 pikë, Drilon Hajrizi me 21  dhe Grand Johnoson me 15 pikë, kurse për fituesit u dalluan Tihomir Zhelev me 23 pikë, Brandis Ross me 16 dhe Aaron Jones me 15.

 

 

Artikulli paraprakModestia e Iniesta-s: U kërkoi falje lojtarëve të Real Madrid, ja arsyeja…?
Artikulli tjetërBayern ia ofron vet Real Madridit