Asnjë problem për Sigal Prishtinën në përballjen e parë të playoffit kundër rivalit të përhershëm Trepçës. Kaltër e bardhët shënuan fitore me rezultat 89:78, dhe në mënyrën më të mirë të mundshme e nisi serinë gjysmëfinale me tri ndeshje të fituara.
Barabartë ishte vetëm në pjesën e parë e cila përfundoi me vetëm një pikë dallim për vendasit 47:46, por gjithçka ndryshoi në vazhdim kur ata krijuan epërsi deri në 15 pikë dallim e cila ishte e paarritshme për mitrovicasit, shruan Korneri.net

Më meritorët në këtë triumf të Prishtinës ishin, Drilon Hajrizi me 26 pikë, Fisnik Rugova me 21 dhe Nenad Delic me 14 pikë, kurse te Trepça njëherësh basketbollisti më efikas në parket ishte Besnik Azemi me 28 pikë dhe Semir Zekiqi me 18.
Ndeshja e dytë zhvillohet në mesjavë në Mitrovicë. /Korneri.net

Artikulli paraprakTottenham e “rahatoi” Arsenalin për dy minuta (Video-golat)
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Inter-Napoli