Prishtinasit kanë mundur Istogun me rezultat 89:71 (30:10, 18:16, 21:18, 20:27).

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 19:0, dhe ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë. Më pas zhvillohet më e barabartë, megjithatë, kryeqytetasit nuk lejuan t’i rrezikohej fitorja, duke fituar në fund 89:71.

Te Prishtina u dalluan Steven Davis me 17 pikë, Devoe Joseph me 13 pikë e shtatë kërcime dhe Lejon Zeqiri me 14 pikë e katër kërcime, kurse më të mirët te Istogu ishin Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Matthew Lang me 18 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Prishtina në gjysmëfinalen që zhvillohet të premten do të përballet  Trepçën, pasi këta të fundit mposhtën apo më saktë deklasuan Bashkimin me rezultat 102:72 (35:20, 28:17, 16:17, 23-18).

Mitrovicasit ishin të jashtëzakonshëm nga fillimi e deri në fund, dhe aspak nuk kishin kunëdrshtarin e barabartë. Vetëm periudha e tretë i takoi Bashkimit dhe atë me rezultat të ngushtë 17:16, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjen ishte e Trepçës.

Më meritorët për këtë fitore ishin, Drilon Hajrizi me 23 pikë e 6 kërcime, Isaiah Ross me 17 pikë dhe Cevin Bracy-Davis me 14 pikë e  kërcime. /Korneri.net

Artikulli paraprakHera e parë në historinë e derbit, Inter-Milan do të drejtohet nga një gjyqtar milanez
Artikulli tjetërRreth 1000 persona pritën në Gjermani kampionët e botës në basketboll