Sigal Prishtina dhe Peja të premten i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në FIBA Europe Cup.

Për bardhekaltrit ky është viti i dytë radhazi që marrin pjesë në këtë garë, ndërsa për pejanët kjo do të jetë hera e parë që do të jenë pjesë e një gare të nivelit të lartë siç është FIBA Europe Cup.

Shorti i hedhur në Munih të Gjermanisë i ka vendosur klubet kosovare në Konferencën 2, ku Peja do të garoj në Grupin G së bashku me ekipin turk Gazientep Basketbol, humbësi i QR1 4 -AEK/Cluj dhe Usak-AEK/Cluj, kurse Sigal Prishtina është në Grupin H së bashku me Einesy Krasnoyarsk, fituesi i Demir Insaat-BC Mures, humbësi i QR1 1-Rilski/Tsmoki.

Në fakt skuadrat kosovare duhet të presin ende emrat e disa kundërshtarëve të tyre, pasi rivalët e tyre do të luftojnë që të luajnë në Ligën e Kampionëve të basketbollit, ndërsa në rast se humbasin atëherë do të garojnë në FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina në edicionin debutues në FIBA Europe Cup pati shënuar dy fitore e tri humbje. Bardhekaltrit kanë qenë në grup me Energia-n e Rumanisë, Astana-n e Kazakistanit dhe AEK Larnaca-n e Qipros, ndërsa nuk kanë mundur ta kalojnë fazën e grupeve.

Duhet theksuar se Sigal Prishtina dhe Peja tash e disa vite bëjnë gara në Ligën Ballkanike (BIBL), derisa ekipi bardhekaltër është kampion i dyfishtë i kësaj gare. Prishtina e ka përmbyllur edicionin paraprak me tre trofe, pasi e ka fituar titullin, kupën dhe titullin e BIBL-it, kurse Peja është dashur të kënaqet vetëm më trofeun e Superkupës.

 

Artikulli paraprakFederer humbet Olimpiadën: Rikthehem në 2017!
Artikulli tjetërKosova U-16 mposhtet në gjysmëfinale nga Andorra