Juventus fitoi titullin kampion në Itali për herë të 7-të radhazi, ndërsa një nga momentet e ceremonisë së dorëzimit të titullit ka bërë xhiron e rrjetit.

Bëhet fjalë për veprimin e modeles, e cila nuk i dha dorën futbollistit, Mehdi Benatias.

Modelja Svetlana Vakulova, ka folur për këtë veprim, e cila shpjegoi se është rregullorja që nuk ua lejon një gjë të tillë. Ajo tregoi se është vetë tifoze e Juves, duke shtuar se nuk ka asgjë personale.

“Shumë tifozë më kanë shkruar në rrjetet sociale për atë moment. Kam parë e lexuar komente nga më të ndryshmet. Dëshiroj të sqaroj se rregullorja nuk na lejon t’i japim dorën askujt. Nuk ishte asgjë personale, pasi edhe unë jam tifoze e Juves” – deklaroi Svetlana.

Artikulli paraprakEkskluzive: Pasi fitoi titullin vjen largimi i parë nga Drita [FOTO]
Artikulli tjetër“Më shuan ëndrrën për Botëror”, ja fjalët prekëse të Nainggolan