Carlo Ancelotti është emri më i nxehtë për të zënë vendin e trajnerit Ventura, i cili u shkarkua ditën e djeshme nga drejtimi i kombëtares italiane. Ish-strategu i Bayernit, i shkarkuar para një muaji duket shumë pranë marrjes së drejtimit të “axurrëve”.

Duke marrë parasysh zërat e fundit mediat italiane kanë filluar që të hamendësojnë për skemën me të cilin mund të luajë strategu italian. 4-2-3-1 dhe 4-3-3 janë dy vendosjet më të preferuara të Ancelottit.

Në mbrojtje i vetmi që do të mbetet është Bonucci, i cili do të formojë mbrojtjen së basku me Ruganin, Spinazolën dhe Florenzin, përpara tyre pritet të luajnë Pellegrini, Verrati dhe Galiardini, ndërkohë që në sulm parashikohet Insingne, El Shaaravy dhe Belotti për skemën 4-3-3.

PS Italia 4-3-3

Në vendosjen 4-2-3-1, do të ketë hapësirë për Bernandeskin, i cili do të luajë pas Belotit.

PS Italia 4-2-3-1

Artikulli paraprakLajme të mira dhe të këqija për Zidane në prag të derbit të Madridit
Artikulli tjetërGjyqtarët e xhiros së 15-të, në Vala Superligë