Inter u shpall kampioni i Serie A.

Zikaltërit nuk e kishin fituar titullin që nga viti 2010, dhe festa ishte e pritshme nëpër rrugët e Milanos, por ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë festim ishte një tifoz kundërshtar, shkruan Korneri.net

Një tifoz i Milanit u pa me fanellën e Ibrahimovic në mesin e turmës të tifozëve interistë. I qetë dhe pa asnjë problem, ecte duke mos fshehur ekipin e zemrës.

Shtrohet pyetja: “Si do të kalonte në vendin tonë tifozi kundërshtar në festën e tjetrit?”. Vështirë! Mund ta imagjinojmë festën e Prishinës në kryeqytet, dhe në mesin e tyre një tifozë i Dritës, apo ky i fundit në mesin e tifozëve të Gjilanit. Për të marrë edhe rastin e kundërt, a mund të ndodhte që tifozi të ishte po kaq i qetë? /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here